Këngëtarja e njohur Eli Fara ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një promovim të emisionit të ri të Manjola Nallbanit, të titulluar “Miqësia”, ku ajo do të jetë e ftuar së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.
Publikimi ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, duke përfshirë komplimente për tri artistet.
Megjithatë, vëmendje ka tërhequr edhe një koment i një përdoruesi, i cili i është drejtuar Eli Farës me një etiketim personal, duke e quajtur “dashnore të Adi Hilës”.
Në të njëjtin koment, ndjekësi ka shprehur bindjen se emisioni është realizuar shumë kohë para se të shpërthente skandali i publikimit të materialeve intime që përfshinin këngëtaren dhe kompozitorin e njohur.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Eli Farës ndaj këtij komenti.
Këngëtarja i është përgjigjur përmes opsionit “reply”, duke vendosur vetëm një emoji me duar të bashkuara në lutje.
Mbetet e paqartë nëse ky reagim ishte i qëllimshëm apo thjesht një përgjigje pa ndonjë mesazh të veçantë, por ai ka marrë vëmendjen e përdoruesve të tjerë në atë postim.
Kujtojmë se Eli Fara, ashtu si disa personazhe të tjerë të njohur, u përmend në skandalin që shpërtheu muajin e kaluar, pas publikimit dhe shpërndarjes së pretenduar të materialeve intime që dyshohet se e përfshijnë atë dhe kompozitorin Adi Hila.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




