temp image 148 temp image 148 scaled

Leonora Jakupi Reagon për Debatin në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 5, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar.

Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy postime në llogarinë e saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin e saj lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së. “Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

Në një reagim të dytë, ajo ka shtuar një koment edhe për mënyrën se si kuptohet feminizmi. “Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka theksuar ajo.

Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -