Përplasjet mes Doresës dhe Jonës vazhduan edhe gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 5, ku influencuesja ngriti një sërë akuzash ndaj banores.
Gjatë debatit, Doresa e përballi Jonën për disa deklarata të supozuara që kjo e fundit kishte bërë në të kaluarën për figura të njohura publike. ‘A je ti ajo që ke thënë për Loredanën: ‘Po vishet si mashkull, kush e merr Loredanën?’.
A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës?’, i tha Doresa.
Nga ana tjetër, Jona shprehu gatishmërinë për t’u kërkuar falje disa prej vajzave për deklaratat e saj, por jo Doresës.
Ajo vazhdoi të insistonte se edhe Doresa kishte qenë pjesë e bullizimeve dhe shpifjeve në grupin e njohur në Facebook, për të cilin është pretenduar se menaxhohej nga vetë Jona.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




