Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu, e ka komplimentuar banoren Anjeza për paraqitjen e saj në edicionin e sivjetmë.
Gjatë një paneli diskutimi në “Artistët Shqiptarë”, Shkurta u shpreh se këtë vit ka parë një Anjezë të sinqertë, një person me ndërgjegje të pastër.
Duke folur për nominimin e përhershëm në të cilin ndodhet Anjeza, Shkurta tha se, nga njëra anë, nuk i pëlqeu situata në të cilën është vendosur banorja, por nga ana tjetër sheh edhe një aspekt pozitiv të kësaj sfide. “E në njërën anë, tjetër unë besoj se Anjeza ka me kon një lloj domestosi aty që ka me i pastru plot banorë që aty veç janë hy veç me hanger me pi edhe jo diçka më shumë, kështu që e shoh edhe anën pozitive”, deklaroi Shkurta.
Deklarata e saj ka vënë në pah mbështetjen dhe vlerësimin që ajo ka për Anjezën.
Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të ndikojë nominimi i përhershëm në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




