temp image 115 temp image 115 scaled

Ozan Guven Zbulon Refuzimin e Rolës së Sulltanit dhe Pranimin e Rustem Pashës

- Advertisement -

Aktori turk Ozan Guven ka ndarë me publikun një histori interesante rreth karrierës së tij.

Ai zbuloi se skenaristja Meral Okay i kishte ofruar fillimisht rolin e Sulltanit, një ofertë që ai e refuzoi.

Guven e pranoi rolin e Rustem Pashës vetëm pas vdekjes së saj, kur producenti i tregoi një shënim që Meral kishte shkruar për të.

I njohur për rolin e tij si Rustem Pasha në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, Guven e ndau këtë histori gjatë shfaqjes së tij “OMG”.

Ai tha se Meral Okay e kishte telefonuar në kohën kur projekti ishte ende në përgatitje dhe i kishte ofruar rolin e Sulltanit.

Por, pasi po fillonte xhirimet e serialit “Canim Ailem” me Ugur Yucel, ai e refuzoi këtë mundësi. “Unë të ofroj një sulltan, dhe ti do të luash rolin e kamerierit?”, tregoi Guven reagimin e skenaristit në atë moment.

Pas përfundimit të serialit “Canim Ailem”, Meral Okay ndërroi jetë.

Pas një kohe, Guven u kontaktua nga producenti Timur Savci, i cili i tha se personazhi i Rustem Pashës po hynte në serial dhe e pyeti nëse ishte i interesuar për rolin.

Guven pranoi me hezitim, pasi sapo kishte mbyllur serinë e dytë.

Megjithatë, Savci i dorëzoi një letër ku Meral Okay kishte shkruar për të. “Të nesërmen isha në një fushatë për në Tabriz!” tha Guveni.

Ai hyri në serial si Rustem Pasha në vitin 2013 dhe, sipas tij, nuk ka asnjë keqardhje për këtë vendim. “Është mirë që kam luajtur, përndryshe do ta kisha shumë zili një koleg që do të luante Rustem Pashën”, u shpreh ai.

Në dhjetor të vitit 2016, Ozan Guven vizitoi Sarajevën, së bashku me Meryem Uzerli, e cila luajti rolin e Hurem në “Sulejmani i Madhërishëm”, ku prezantuan filmin “Plaga e Nënës Sime”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -