Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, të cilën e ka bartur legjenda Lionel Messi për shumë vite.
Sipas raportimeve, askush nuk do ta mbajë këtë numër gjatë ndeshjeve miqësore të muajit nëntor, pasi stafi i përzgjedhësit Lionel Scaloni ka vendosur që fanella ikonike të mbetet e papërdorur.
Ky vendim lidhet me të ardhmen ndërkombëtare të Messit dhe dëshirën për të mos ia dhënë menjëherë numrin një futbollisti tjetër.
Një pasardhës zyrtar pritet të përcaktohet në vitin e ardhshëm, kur të nisin kualifikimet e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2027, duke i dhënë kohë federatës për të marrë një vendim.
Në garë për ta trashëguar këtë fanellë është përfshirë edhe Nico Paz, mesfushori ofensiv i Comos, i cili ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij si në klub ashtu edhe në përfaqësuese.
Madje, bashkëlojtari i tij Valentin Barco e ka mbështetur publikisht Pazin për ta marrë këtë numër, duke vlerësuar talentin dhe paraqitjet e tij.
Megjithatë, ai nuk është kandidati i vetëm.
Alexis Mac Allister i Liverpoolit, Enzo Fernandez i Chelseat dhe Franco Mastantuono i Real Madridit janë emra të tjerë që mund të marrin fanellën e famshme në të ardhmen.




