Royale Union SG ka arritur të përmbysë epërsinë në përballjen ndaj Celta Vigos.
Më meritori ishte ish-ylli i Kosovës, Besfort Zeneli, i cili shënoi të dy golat.
Fillimisht, pas një harkimi të mrekullueshëm të Zorgane, Zeneli e pranoi topin dhe me një goditje të bukur e mposhti portierin vendas (35’).
Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë, ai bashkëpunoi për mrekulli me Rodriguez për të shënuar një tjetër gol të bukur (49’).




