Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, alarmi i këtij sezoni është aktivizuar për herë të parë, duke shkaktuar reagime dhe kureshtje te banorët.
Alarmi u ndez kur në ekran u shfaq një mesazh që përmbante Shqiponjën dhe një informacion nga jashtë lidhur me maçokun e saj.
Pak para se Shqiponja të hynte në shtëpinë e BBVK-së, maçoku i saj kishte humbur.
Vëllai i Madh i ofroi mundësinë të mësonte se çfarë kishte ndodhur me të.
Megjithatë, për të marrë këtë informacion, duhej të zbriteshin 5 mijë euro nga çmimi i madh.
Ky kusht është i njohur nga banorët, pasi sa herë u ofrohet mundësia për të marrë informacione nga jashtë, ata duhet të paguajnë një pjesë të çmimit të madh.
Në këtë rast, Shqiponja vendosi të mos e pranojë ofertën dhe të mos marrë informacionin për macokun e saj.
Kështu, çmimi i madh prej 5 mijë eurosh mbeti i paprekur.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




