temp image 111 temp image 111 scaled

Nichi Kërkon Falje Anjezës Pas Debatit Të Tensionuar

- Advertisement -

Nichi dhe Anjeza patën një debat të ngjeshur gjatë ditës së sotme, ku reperi i përmendi gazetares të dashurin, një veprim që e irritoi Anjezën.

Pas kësaj situate, Nichi vendosi të kërkojë falje, duke i thënë se kërkonte falje edhe ndaj partnerit të saj. “Më falë, prap po të them për atë pjesë që e përmenda, edhe atij i kërkoj falje që nuk ka ajo lidhje a është ma burrë anej knej, ke edhe pak edhe në afekt, qysh dush”, iu drejtua ai Anjezës, teksa i zgjati dorën për pajtim.

Anjeza e pranoi faljen me një përgjigje të shkurtër: “Faleminderit”.

Megjithatë, pas disa çasteve, Nichi theksoi se për një veprim të saj, ajo duhet të mbajë përgjegjësi vetë. “Për gjestin tond duhesh me mbajt përgjegjësi vetë, nëse mendon që është në rregull bëje unë nuk të kisha sugjeru si motër po të them.

Me kan motra jem unë nuk të kisha sugjeru”, i tha ai.

Në një moment tjetër, gjatë kërkimit të faljes, reperi potencoi se nuk dëshiron të shohë lot në sytë e një femre.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -