Vinicius Junior po përjeton një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku ende nuk ka arritur të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke vënë në pikëpyetje statusin e tij si titullar.
Braziliani pati një mundësi tjetër për të treguar vlerat e tij në Ligën e Kampionëve ndaj AEK Athens, duke shfrytëzuar mungesën e tij për shkak të pezullimit në La Liga, por sërish nuk arriti të lërë përshtypje pozitive.
Ndërkohë, Diomande ka shfrytëzuar mundësitë e tij dhe ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadër, duke ia vështirësuar situatën anësorit brazilian.
Jose Mourinho ka përballë një dilemë të madhe: rikthimi i Vinicius Jr mund ta ‘prishë’ sulmin e fuqishëm që ka krijuar ekipi.
Sipas raportimeve, Mourinho ende ka dilema për kombinimin më të mirë në sulm, pasi beson se aktivizimi i Viniciusit dhe Kylian Mbappes së bashku mund të krijojë probleme në dinamikën e ekipit.
Edhe gazetari Miguel Angel Toribio, në Radio Marca, ka qenë kritik ndaj brazilianit pas fitores së Real Madridit në Athinë, duke e cilësuar atë si anën negative të ndeshjes. “Ana negative ishte përsëri Vinicius”, deklaroi gazetari, i cili në anën tjetër vlerësoi paraqitjen e Jude Bellinghamit dhe unitetin e treguar nga skuadra.
Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pyetja mbetet: pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?




