temp image 392 temp image 392

Kryeministri Rama Prezanton Platformën e Re për Komunikim me Studentët

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një platforme të re komunikimi me studentët dhe pedagogët, me synimin për të zhvilluar një dialog të drejtpërdrejtë mbi çështjet dhe shqetësimet që ata dëshirojnë të adresojnë pranë Qeverisë.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, Rama theksoi se platforma do të jetë e disponueshme që nesër, duke theksuar se ajo do të jetë e hapur për çdo student që dëshiron të bashkëbisedojë me të dhe përfaqësuesit e qeverisë.

Kreu i qeverisë pretendoi gjithashtu se tri grupe studentësh janë penguar përmes presionit dhe dhunës, si në rrjetet sociale ashtu edhe fizikisht, për të zhvilluar takime me të.

Sipas Ramës, takimet ishin planifikuar të zhvilloheshin pa kamera dhe pa praninë e mediave, për të lejuar një bisedë të drejtpërdrejtë. “Siç e kam paralajmëruar, nesër ne do të ndezim një tjetër dritare në ekranet e kujtdo që është i interesuar, që është një dritare e Dialogut dhe që u ofrohet të gjithë atyre që duan të ndërveprojnë me mua, qeverinë për çdo çështje që ata e shohin me rëndësi”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se kjo hapësirë synon t’u japë mundësi studentëve të shprehin lirshëm mendimet dhe shqetësimet e tyre, pa u përballur me kërcënime apo presione nga ata që, sipas tij, përpiqen të pengojnë dialogun. “Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë online dhe offline nga këta lloj pseudosh në përpjekjen e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, pa njoftim shtypi, thjesht për të biseduar.

Tri grupe studentësh me emra dhe mbiemra, të dekonspiruar dhe më pas të bullizuar në ekstrem”, u shpreh kryeministri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -