Një shtetas britanik i moshës 52 vjeçare pritet të paraqitet para gjykatës, pasi dyshohet se kishte fshehur një kamerë në tualetin e një avioni gjatë fluturimit nga Japonia drejt Singaporit.
Policia njoftoi se ai kishte aktivizuar regjistrimin në distancë.
Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë publik.
Sipas deklaratës së Policisë së Singaporit, ai do të përballet me akuza për përgjim të paligjshëm dhe pengim të drejtësisë për incidentin e ndodhur më 7 tetor.
Policia e aeroportit u njoftua për rastin rreth orës 17:35 të asaj dite.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se burri kishte vendosur kamerën e fshehtë në një prej tualeteve të avionit dhe më pas ishte larguar, duke aktivizuar funksionin e regjistrimit përmes një aplikacioni në telefonin e tij celular.




