temp image 358 temp image 358 scaled

Marjorie Taylor Greene Kërkon Përjashtimin e Donald Trump nga Partia Republikane

- Advertisement -

Ish-kongresistja republikane, Marjorie Taylor Greene, e cila ka qenë një nga aleatet më të ngushta të presidentit amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për përjashtimin e tij nga Partia Republikane.

Në një postim në rrjetin social X, Greene theksoi se partia duhet të distancohet nga Trumpi nëse dëshiron të ketë një perspektivë politike në të ardhmen. “Nëse Partia Republikane dëshiron të ketë çfarëdo shansi në të ardhmen, do të duhet ta përjashtojë Donald Trumpin.

Ai e ka shkatërruar plotësisht partinë”, shkroi Greene.

Ajo gjithashtu kritikoi drejtimin e partisë, duke theksuar se është bërë e orientuar drejt luftërave, korrupsionit dhe interesave të korporatave, ndërsa nuk përfaqëson më vlerat konservatore të votuesve të saj.

Greene shprehu dyshimet se republikanët do të guxojnë të kthehen kundër presidentit, duke paralajmëruar se vazhdimi i mbështetjes për të mund t’i kushtojë partisë humbje në nivel kombëtar për dekada të tëra. “Shumë republikanë të zgjedhur kanë fituar vetëm falë mbështetjes së tij”, theksoi ajo.

- Advertisement -