Ylli rus i Galatasarayt, Aleksey Batrakov, është në fokusin e klubeve të njohura angleze që po e kërkojnë atë për një transferim në janar ose verën e vitit 2027.
Sipas TEAMtalk, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea kanë rritur interesin për mesfushorin sulmues, me skautët e këtyre tri klubeve që thuhet se e kanë ndjekur atë gjatë një ndeshjeje në Stamboll të martën. 21-vjeçari la pa fjalë me paraqitjen e tij në fitoren 2-0 të Galatasarayt ndaj Stuttgartit, duke shënuar të dy golat dhe duke forcuar reputacionin e tij në rritje.
Ai ka arritur të regjistrojë pesë gola dhe tre asistime në nëntë ndeshje si titullar këtë sezon.
Po ashtu, Liverpooli, Manchester City dhe Tottenhami janë duke e monitoruar mesfushorin, si dhe Bayern Munich, RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain.




