Një bisedë mes Anjezës dhe Zojës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u shndërruar në një meme të njohur që po shpërndahet masivisht nga ndjekësit.
Në pamjet që kanë pushtuar internetin, dy banoret shihen duke debatuar, ndërsa biseda merr nota ironike dhe humoristike nga Anjezë.
Gjatë diskutimit, Zoja i fliste Anjezës për punën dhe angazhimet e saj. “Unë punoj se unë e du punën, unë e dua punën, unë e du përparimin”, i tha Zoja Anjezës me pasion.
Por Anjeza e ktheu bisedën në një moment qesharak, duke i bërë një pyetje që përfshinte emrin e kryetarit të Prishtinës. “Përparim Ramën a?”, i tha Anjeza me ironi, duke e bërë këtë moment edhe më të paharrueshëm.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




