temp image 105 temp image 105 scaled

Rimontimi i Trailerit të ‘Ku Lind Dielli’ Pas Kritikave të Forta në Rrjetet Sociale

- Advertisement -

Një trailer i serialit “Ku lind dielli” është fshirë dhe rimontuar pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjetet sociale.

Në këtë trailer, personazhi “Kenan”, i interpretuar nga Burak Ozcivit, kishte një skenë ku hedh një grua mbi shinat e trenit, duke i shkelur kokën me këmbë.

Shikuesit kanë shprehur reagimet e tyre në platformat e mediave sociale, duke e kritikuar përfshirjen e skenave të dhunës ndaj grave në serialet televizive.

Përdoruesit theksuan ndikimin negativ të këtyre imazheve te të rinjtë dhe reaguan negativisht ndaj skenarit, duke bërë thirrje për bojkot dhe duke deklaruar se do të ndalonin së shikuari serialin.

Pas një vale masive kritikash në mediat sociale, ekipi i prodhimit të serialit vendosi të tërhiqet.

Për shkak të reagimeve negative, traileri i episodit të ri të ‘Ku lind dielli’ u rimontua.

Në këtë version të ri, skena kontroverse ku personazhi i Burak Özçivit shkel mbi kokën e personazhit femëror është hequr plotësisht.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -