temp image 85 temp image 85 scaled

Doresa rrëfen për bullizimin dhe përjetimet e dhimbshme nga e kaluara

- Advertisement -

Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, ka thyer heshtjen në një intervistë ku ka ndarë përjetimet e saj të dhimbshme nga e kaluara, duke ngritur akuza për bullizim nga një grup vajzash shqiptare, mes të cilave përmend edhe Jonën, banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 5.

Në një rrëfim emocional, Doresa është kthyer në ngjarjet e rreth nëntë viteve më parë, duke treguar se si, sipas saj, ishte përballur me komente fyese, akuza denigruese dhe situata që kishin ndikuar rëndë në gjendjen e saj psikologjike.

Gjatë intervistës për Prive nga Liberta Spahiu, ajo ka përmendur periudhën kur merrte pjesë në konkurse bukurie, duke pretenduar se në atë kohë ishte bërë shënjestër e një grupi vajzash në Facebook, ku, sipas saj, ishin publikuar vazhdimisht komente kundër saj. “Kan qenë dy admine, njëra Fatjona Krasniqi, ia di emrin si me kanë dje qeky rast, edhe pse kanë kalu shumë, shumë vite.

Këto çka s’kanë ba me mu… Unë kam menu që jam e vetmja që kam hek qat kohë, s’kisha menu që edhe tjera ka pas si unë”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Sipas Doresës, bullizimi më i rëndë në jetën e saj kishte nisur gjatë pjesëmarrjes në Miss Grand.

Ajo pretendon se në atë periudhë ishte përballur me komente që cenonin jo vetëm pamjen dhe personalitetin e saj, por edhe dinjitetin dhe reputacionin e saj.

Influencerja ka rrëfyer se në grup, sipas pretendimeve të saj, ishin shpërndarë edhe akuza të rënda lidhur me punën e saj në spital, duke aluduar për veprime të papërshtatshme që ajo i mohon.

Doresa thotë se këto komente e kishin lënduar jashtëzakonisht shumë dhe i kishin shkaktuar pasoja emocionale.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -