temp image 277 temp image 277 scaled

Prishtina Rritet në Krye të Superligës së Kosovës pas Fitores ndaj Dritës

- Advertisement -

Prishtina ka rikthyer dominimin e saj në tabelën e Albi Mall Superligës së Kosovës, pas një fitoreje të rëndësishme 1-2 në udhëtim ndaj Dritës, në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të kampionatit.

Kjo përballje kishte mbetur e papërfunduar për disa javë, për shkak të angazhimit të Dritës në garat ndërkombëtare.

Me zhvillimin e kësaj ndeshjeje, renditja është kompletuar, me të dhjetë skuadrat që kanë zhvilluar nga 12 ndeshje.

FC Prishtina, tani lider në Superligën e Kosovës, ka arritur të grumbullojë 29 pikë, të cilat i ka siguruar nga nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Kryeqytetasit tani janë në vendin e parë, duke lënë pas Malishevën, e cila renditet e dyta me 27 pikë.

Malisheva humbi pozitën udhëheqëse pas një barazimi 1-1 me Feronikelin 74 në shtëpi, duke mbetur dy pikë prapa Prishtinës.

Në vendin e tretë vazhdon të jetë Drita, e cila, pavarësisht humbjes në përballjen direkte me Prishtinën, ka arritur të grumbullojë 23 pikë, gjashtë më pak se lideri i ri.

Ballkani dhe Gjilani mbajnë pozitat katër dhe pesë, me nga 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 18 pikë.

Feronikeli 74 ndodhet në vendin e shtatë me 12 pikë, kurse Drenica zë pozitën e tetë me 11 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi dhe Vushtrria janë në pozita të vështira.

Llapi është i nënti me vetëm pesë pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me tri pikë.

- Advertisement -