Rafael Benitez beson se Andoni Iraola ka cilësitë e nevojshme për të pasur sukses te Liverpooli, por thekson se spanjollit do t’i duhet kohë për ta realizuar plotësisht vizionin e tij në Anfield.
Ish-trajneri i Liverpoolit ka vlerësuar përpjekjet e Iraolës për të ndërtuar marrëdhënie me lojtarët dhe tifozët, duke theksuar rëndësinë e durimit në këtë proces. “Mund të shoh dikë që ka një ide dhe vizion të qartë.
Mund të shoh potencial të madh sepse ai po punon shumë dhe po përpiqet të kuptojë gjithçka… kështu që mendoj se do të bëjë mirë, por me siguri do t’i duhet pak kohë”, ka thënë Benitez për talkSPORT.
Liverpooli ka treguar një progres inkurajues nën drejtimin e trajnerit të ri, duke mbetur konkurrues në Ligën Premier dhe të pamposhtur në Ligën e Kampionëve.




