temp image 258 temp image 258

Aktiviteti Simbolik për Solidaritet me Ish-Krerët e UÇK-së në Prishtinë

- Advertisement -

Shoqatat që kanë dalë nga lufta e UÇK-së do të organizojnë nesër, në orën 12:00, një aktivitet simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, si shenjë pakënaqësie ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe për të shprehur solidaritet me ish-krerët e UÇK-së.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, të cilët do të përcjellin mesazhe publike në lidhje me procesin gjyqësor.

Syla ka njoftuar se organizatat kanë kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që t’u drejtohet komunave me kërkesë që, në të njëjtën kohë, kryetarët dhe administratat komunale të dalin para objekteve të komunave në shenjë solidariteti.

Ai ka theksuar se qëllimi është që kjo çështje të mos mbetet vetëm shqetësim i organizatave që kanë dalë nga lufta, por të marrë edhe dimension institucional dhe qytetar.

Sipas Sylës, aktiviteti do të jetë paqësor dhe simbolik, përmes të cilit organizatat synojnë të shprehin shqetësimin për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, edhe pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -