temp image 87 temp image 87 scaled

Carragher Vlerëson Arsenalin si Ekipin më të Mirë në Botë në Mbrojtje

- Advertisement -

Jamie Carragher ka vlerësuar lart paraqitjet e Arsenalit, duke e cilësuar skuadrën e Mikel Artetës si ekipin më të mirë në botë në aspektin defensiv, pas fitores ndaj Liverpoolit në “Anfield”.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, gjatë emisionit Monday Night Football në Sky Sports, deklaroi se Arsenali tashmë nuk është vetëm skuadra më e mirë në mbrojtje në Ligën Premier, por edhe në nivel botëror. “Ky ekip i Arsenalit nuk është vetëm skuadra më e mirë në aspektin defensiv në Ligën Premier.

Mendoj se tani është ekipi më i mirë në botë në këtë aspekt”, deklaroi Carragher.

Ai veçoi gjithashtu kontributin e Martin Odegaardit në aksionin që solli golin e fitores.

Ndonëse Declan Rice mori meritat për pasimin e shkëlqyer drejt Kai Havertz, Carragher theksoi se presioni agresiv i kapitenit norvegjez ishte po aq vendimtar.

Sipas tij, Odegaard ndihmoi në rikuperimin e topit në gjysmëfushën e Liverpoolit, duke e detyruar skuadrën vendase të gabonte në posedim dhe duke krijuar kushtet për aksionin vendimtar.

- Advertisement -