Gjendja në Qendrat për Punë Sociale është shumë shqetësuese, pasi ato përballen me mungesë kushtesh dhe psikologëve.
Luljeta Plakolli-Kasumi, ekspertja nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), e shprehu këtë shqetësim gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut. “Nuk ka kushte, s’ka psikologë.
Ka raste që i thuhet viktimës s’kemi vend, nuk po i fajësoj sepse kam taku shumë prej tyre gjatë këtyre viteve dhe e bëjnë maksimumin, por kur nuk kanë financim e kushte, ai është maksimumi që mundesh me bo.
Vrasja e Arlindës që i ka nxjerrë të gjitha këto boshllëqe, prej që kemi nis me diskutuar për strategji, Arlinda është r katërta në listë. Është dekorajuese, një situatë shumë e rëndë, e di që Kuvendi ka themeluar edhe Komisionin hetimor, ndoshta duhet një qasje që me nda punën, që mos me pasur mbivendosje të veprimeve”, tha ajo.
Kasumi theksoi se sistemi i drejtësisë përballet gjithashtu me shumë probleme. “Çështja vjen tek drejtësia, edhe këtu ka shumë probleme që ndikojnë drejtpërdrejtë në besimin e grave në sistem.
Kështu që kemi raportime të seancave qe shtyhen vazhdimisht për shkak se i pandehuri mungon.
Kemi rastin e Diana Kastratit që tash u ngrit aktakuza në mungesë pas 15 vitesh”, theksoi ajo.
Rasti i Arlinda Zekaj, 49-vjeçare e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, është një tjetër shembull i rëndësishëm.
I dyshuar për vrasjen e saj është kunati i saj.
Vetëm katër ditë para ngjarjes, Arlinda kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, duke paralajmëruar rrezikun për jetën e saj.
Ky rast nxiti protesta dhe reagime të shumta për përgjegjësinë institucionale, ndërsa Policia e Kosovës suspendoi 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




