temp image 83 temp image 83 scaled

Elias Krasniqi Përfaqëson Kosovën në Garën Ndërkombëtare të FIFA-s në Miami

- Advertisement -

Pas disa vitesh pjesëmarrjeje dhe fitoreje në turnetë e lojës elektronike FIFA që janë organizuar brenda vendit, Elias Krasniqi ka siguruar një mundësi të veçantë për të treguar aftësitë e tij edhe në arenën ndërkombëtare.

Ai do ta përfaqësojë Kosovën në një garë që pritet të mbahet në Miami gjatë muajit janar, ku do të marrin pjesë lojtarë nga gjithsej 80 shtete të botës.

Krasniqi e fitoi këtë të drejtë përmes turneut të organizuar nga Red Bull në bashkëpunim me Xportal, ku triumfoi në finalen e madhe me rezultat 2-1.

- Advertisement -