temp image 247 temp image 247

Obligimi i Pajisjeve Dimërore për Automjetet në Kosovë

- Advertisement -

Nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të kenë pajisje dimërore, sipas rregullores për pajisjet e detyrueshme për pjesëmarrjen e sigurt në trafikun rrugor.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë obligim ligjor, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve dimërore për sigurinë në rrugë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Sipas rregullores në fuqi, për automjetet me masë maksimale të lejuar deri në 3.500 kilogramë, pajisjet dimërore nënkuptojnë përdorimin e gomave dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej katër milimetrash.

Një alternativë janë edhe gomat verore në të katër rrotat, të cilat duhet të kenë thellësi të profilit prej së paku katër milimetrash, me kusht që automjeti të jetë i pajisur me zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose me pajisje të tjera përkatëse.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -