Burgu i Fierit ka realizuar zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të të njëjtit burg.
Siç njofton TCh, kjo lëvizje ka ndodhur pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ankesave të Veliajt, i cili pretendon se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet.
Për më tepër, pak kohë më parë, gjatë kohës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë.
Kur u transferua në burgun e Fierit, ai shprehu shqetësimin se nuk i ishte dhënë rëndësi gjendjes së tij shëndetësore.
Aktualisht, nuk ka informacion nëse kjo zhvendosje ka lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, e cila u realizua disa ditë më parë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




