temp image 246 temp image 246

Obligimi për Pajisje Dimërore për Automjetet në Kosovë

- Advertisement -

Nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjithë shoferët janë të detyruar të kenë pajisje dimërore, në përputhje me rregulloren që rregullon pajisjet e detyrueshme për të siguruar një pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor.

Ministria e Punëve të Brendshme i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë detyrim ligjor, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve dimërore për sigurinë në rrugë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Sipas rregullores aktuale, për automjetet me masë maksimale të lejuar deri në 3,500 kilogramë, pajisjet dimërore përfshijnë përdorimin e gomave dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej katër milimetrash.

Një alternativë janë edhe gomat verore në të katër rrotat, të cilat duhet të kenë thellësi të profilit prej së paku katër milimetrash, me kusht që automjeti të jetë i pajisur me zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose me pajisje të tjera përkatëse.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -