Bradley Barcola ka ndarë mendimet e tij lidhur me transferimin gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germain te Liverpooli, duke pranuar se largimi nga klubi francez nuk ishte aspak i lehtë, por se kishte ardhur momenti për një sfidë të re në karrierën e tij.
Sulmuesi francez ka kujtuar me emocione periudhën e kaluar në Paris, ku kaloi vite të rëndësishme dhe fitoi shumë trofe.
Ai theksoi se kishte krijuar një lidhje të veçantë me bashkëlojtarët dhe klubin. “Për mua, ishte momenti i duhur për t’u larguar nga PSG-ja.
Kalova shumë vite të bukura atje dhe fitova një numër të madh trofesh.
Por kishte ardhur koha për t’u larguar”, deklaroi Barcola.
Ai pranoi se ndarja me ish-bashkëlojtarët ishte veçanërisht e vështirë, pasi në klubin parisien kishte krijuar një ambient që i ngjante një familjeje. “Ishte mjaft e vështirë, sepse atje ishte krijuar një atmosferë e vërtetë familjare.
Kishim ndërtuar diçka shumë të veçantë së bashku.
Për më tepër, ishte e vështirë të largohesha dhe t’u thosha lamtumirë bashkëlojtarëve të mi.
Por, në fund të fundit, kështu është futbolli”, u shpreh ai.
Megjithatë, oferta e Liverpoolit ishte një mundësi që sulmuesi francez nuk dëshironte ta humbiste.
Barcola theksoi se nuk kishte pasur dilema për t’iu bashkuar skuadrës angleze dhe se është i lumtur me vendimin e marrë.




