Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë reagimin e tij pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, duke e konsideruar fitoret e demokratëve si një mesazh të qartë nga qytetarët amerikanë për drejtimin që ata dëshirojnë t’i japin vendit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, teksa rezultatet po bëheshin të njohura të martën në mbrëmje, Obama theksoi se amerikanët kërkojnë një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i ndan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen qytetarët. “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i ndan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama.
Rezultatet e zgjedhjeve kanë sjellë ndryshime të mëdha në balancën politike në Uashington.
Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke i ofruar kështu partisë mundësinë për të kufizuar ndikimin e presidentit Donald Trump gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij.




