temp image 60 temp image 60 scaled

Akili dhe Kledja: Komplimentet e Para në Big Brother VIP Kosova

- Advertisement -

Kanë kaluar disa ditë që kur ka nisur edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova”, dhe banorët po fillojnë të njohin njëri-tjetrin më mirë.

Përveç bisedave, disa prej tyre duket se kanë filluar të shprehin ndjenjat e tyre.

Një moment i tillë është vërejtur te Akili, i cili gjatë një bisede me Kledjën nuk i ka kursyer komplimentet, duke i thënë se është shumë e mirë. “Je shumë e mire”, i tha Akili Kledjës në prani të Nichit, duke e pyetur më pas se çfarë mendimi kishte për ta.

Komplimentet e tij nuk përfunduan këtu, pasi Akili vazhdoi ta lavdëronte dizajneren, duke përdorur një shprehje që tërhoqi vëmendjen. “Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, kurrë s’kisha dalë prej shpisë, asnjë ditë s’kisha dalë prej shpie”, i tha Akili Kledjës. Është e rëndësishme të përmendim se Akili është një nga 21 konkurrentët që i janë bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” në garën për çmimin e madh.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -