Aktori i njohur shqiptar, Besnik Krapi, sot feston ditëlindjen e tij.
Në këtë ditë të veçantë, ai mori një urim të veçantë dhe plot humor nga bashkëshortja e tij, aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi.
Ajo zgjodhi fjalë të veçanta për të uruar partnerin e saj në këtë ditë të rëndësishme. “Gëzuar sot per cunin qe ma nxin diten, e ma zbukuron jetën”, shkroi Jonida në urimin e saj të publikuar në Instagram.
Përveç fjalëve të ëmbla, ajo ndau edhe një kolazh fotografish, ku shihen disa nga momentet e veçanta që çifti ka përjetuar së bashku.
Postimi i saj nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët reaguan me komente të shumta pozitive, duke i uruar aktorit edhe shumë vite të lumtura.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




