Xhuli Nura ka rikujtuar eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë me ndjekësit një mesazh për nominimet dhe qëndrueshmërinë në lojë.
Reagimi i saj erdhi pasi Anjeza Gubeti u përzgjodh nga publiku si banorja që do të shkojë në nominim të përhershëm.
Duke iu referuar këtij vendimi, Xhuli e ktheu vëmendjen te rrugëtimi i saj në edicionin ku mori pjesë, duke treguar se kishte kaluar plot 16 herë në nominim. “Për mua, asgjë nuk është nominimi i përhershëm. 16 herë kam qenë e nominuar dhe si zonjë e kam çuar deri dy orë para se të përfundonte Big Brother VIP Kosova, pas tre muaj e tre ditë qëndrimi”, u shpreh ajo.
Më tej, ish-banorja theksoi se nominimet nuk duhet të shihen si arsye për t’u frikësuar, por si një motivim shtesë për të vazhduar lojën. “Lojtari i fortë nuk i frikësohet nominimit, vetëm të motivon”, shtoi Xhuli.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




