Diskutimet në rrjetet sociale lidhur me disa komente fyese dhe akuzat për bullizim ndaj vajzave të ndryshme kanë tërhequr vëmendje të madhe në ditët e fundit.
Një nga emrat që është përmendur në këto biseda është Jona Krasniqi, banore e Big Brother VIP Kosova 5.
Sipas materialeve që po qarkullojnë online, thuhet se disa komente janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, ku ajo kishte qenë administratore së bashku me disa shoqe të saj.
Në mesin e vajzave që janë përmendur në këto diskutime janë edhe Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet.
Pas shpërndarjes së reagimeve, Jona ka publikuar një sqarim në llogarinë e saj në Instagram, ku shpjegon se grupi ishte krijuar më shumë se dhjetë vjet më parë dhe kishte për qëllim diskutimin e pozitës së gruas dhe sfidave që ajo përballet në shoqëri.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




