temp image 143 temp image 143

Gomat Dimërore Të Nevojshme Për Sigurinë E Policisë Së Kosovës

- Advertisement -

Nga data 15 nëntor, të gjithë vozitësit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore.

Në rast se ata nuk janë të pajisur, mund të marrin gjobë nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, përkundër përgjegjësive të saj, Policia nuk është pajisur ende me goma dimërore.

Tenderi për furnizim dhe montim të gomave dimërore për automjetet e PK-së, i cili ishte shpallur në thirrjen për prokurim publik, është anuluar.

Arsyetimi për anulimin ishte se një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik e kërkonte këtë.

Tëvë 1 kishte kërkuar një sqarim nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, mungesa e këtyre gomave e vështirëson punën e zyrtarëve. “Nëse ata nuk kanë pajisje, goma dimërore, atëherë jeta e tyre është në rrezik sepse veturat e Policisë shpeshherë ndodhen në situata emergjente dhe duhet të arrijnë shpejt në vendngjarje ose të ndalojnë ndonjë person që nuk i përgjigjet thirrjeve të zyrtarëve”, ka thënë Maliqi.

Ai thekson se për shkak të procedurave strikte të tenderimit, përgatitjet duhet të bëhen shumë më herët. “Një ndër problemet që shkaktojnë këto vonesa dhe anulime të tenderëve janë procedurat shumë strikte.

Nëse një prej ofertuesve ankohet, ajo e shtyn procesin e përfundimit të tenderit, dhe mund të kalojë edhe sezoni dimëror”.

Po ashtu, sipas ekspertit të komunikacionit, mospajisja me goma dimërore paraqet rrezik në trafik për policët. “Natyrisht që mos-pajisja me goma paraqet një nivel të lartë rrezikshmërie për automjetet, sidomos për ata zyrtarë që janë në shërbim të palës së tretë, dhe fatkeqësisht, gjatë intervenimeve ka mundësi që të ndodhin aksidente”, ka thënë Dedaj.

Policia e Kosovës, në fund të muajit tetor, kishte ritenderuar për furnizim dhe montim të gomave verore, për të cilat kanë paraparë të shpenzojnë 400 mijë euro.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -