temp image 36 temp image 36 scaled

Barcelona Niset për të Siguruar Pedro Porro nga Tottenham

- Advertisement -

Barcelona ka filluar të bëjë lëvizjet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Tottenhamit, Pedro Porro.

Megjithatë, klubi katalanas kërkon që lojtari dhe përfaqësuesit e tij të ndihmojnë në uljen e çmimit të vendosur nga klubi anglez.

Sipas raportimeve nga Diario Sport, drejtuesit e Barcelonës kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Porros për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit ose verës së ardhshme.

Katalanasit e kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro, shumën që Tottenhami kërkon për kartonin e tij.

Barcelona dëshiron që lojtari dhe rrethi i tij të marrin iniciativën për të negociuar me klubin londinez, me qëllimin për të arritur një marrëveshje për një shumë më të përballueshme.

Pedro Porro është në radarët e Barcelonës që nga vera e kaluar, ndërsa vlera e tij në treg është rritur edhe më shumë pas rolit të rëndësishëm që pati me Spanjën në triumfin e saj në Kupën e Botës 2026.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka shprehur interes për një rikthim në La Liga dhe e sheh me dëshirë mundësinë për të veshur fanellën e Barcelonës.

Megjithatë, negociatat pritet të jenë të vështira për katalunasit, pasi Tottenhami ka një pozitë të favorshme në këtë çështje.

Porro nënshkroi një kontratë afatgjatë me klubin anglez deri në vitin 2031, duke i dhënë Tottenhamit kontroll të madh mbi të ardhmen e tij.

Në Barcelonë, Porro shihet si përforcimi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi drejtuesit e klubit synojnë të rrisin konkurrencën dhe të përmirësojnë këtë repart, ku Jules Kounde nuk ka bindur me paraqitjet e tij të fundit.

- Advertisement -