temp image 54 temp image 54 scaled

Moment i Prekshëm në Big Brother VIP Kosova 5 për Laurent Krasniqin

- Advertisement -

Prime-i i së hënës në Big Brother VIP Kosova 5 kishte një moment shumë emocionues, i dedikuar ish-banorit Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën dy muaj më parë në një aksident tragjik.

Publiku u njoftua me një klip të veçantë që përmbante disa nga momentet më të bukura të tij gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3, veçanërisht ato që kishte ndarë me mikun e tij, Fitimin.

Pas dy muajsh nga humbja e shokut, Fitimi ka thyer heshtjen duke kujtuar me emocion shoqërinë e tyre dhe ato momente të veçanta që kishin kaluar së bashku.

Ai e përshkroi Laurentin si një djalë pa xhelozi e pa inat, i cili me mirësinë dhe karakterin e tij arrinte t’i bënte të gjithë për vete.

Madje, duke folur për vendin që kishte në mesin e tyre, Fitimi e cilësoi si ‘sheqerin e shoqërisë’.

Gjatë rrëfimit të tij, Fitimi ndau edhe një ngjarje që lidhet me jetën e tyre jashtë shtëpisë së Big Brotherit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -