Përplasjet mes Alba Pollozhanit dhe Arlinda Morinës vazhdojnë edhe pas diskutimeve të historisë së tyre në Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, Alba ka reaguar përsëri përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një mesazh që duket se i drejtohet pikërisht Arlindës. “Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri.
I drejti ndërmerr hapat.
Shihemi nesër”, ka shkruar ajo.
Ky reagim vjen pas situatës së krijuar rreth një projekti të përbashkët filmik, për të cilin Arlinda kishte folur edhe brenda shtëpisë së BBVK-së, duke përmendur përfshirjen e disa banorëve, mes tyre edhe Alba Pollozhanit.
Gjatë Prime-it të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë mund ta dëmtonte profesionalisht.
Ajo u përgjigj se, pas më shumë se 15 vitesh karrierë, askush nuk mund t’ia cenojë përvojën apo inteligjencën brenda pak sekondash.
Po ashtu, bëri të ditur se po ndjek rrugën ligjore lidhur me atë që i konsideron padrejtësi profesionale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




