Banorët e Big Brother Vip Kosova 5, Zoja Nushi dhe Dion Mala, janë angazhuar në një debat të nxehtë mes tyre.
Dioni i ka kërkuar falje Zojës për disa veprime dhe mënyrën e komunikimit, ndërsa ajo ka shprehur kuriozitetin për arsyen e kësaj kërkese faljeje. “Për çka me më kërku falje, sa vjet i ki?
Ti nuk duhet me më prekë, a din me komuniku si njeri… Ti ke i vetëdijshëm kur më preke”, ka thënë Zoja gjatë bisedës me Dionin.
Nga ana e tij, Dioni ka tentuar ta sqarojë veprimin e tij, duke përsëritur kërkesën për falje. “Edhe ti je e vetëdijshme kur vjen te unë dhe më provokon.
Ishte paqëllim.
Qata po du me të kërku falje,” ka thënë ai, ndërsa debati mes tyre ka vazhduar.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




