temp image 27 temp image 27 scaled

Prime-i i Dytë i Big Brother VIP Kosova: Emocione dhe Surpriza

- Advertisement -

Prime-i i dytë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova ka nisur në ekranin e Klan Kosovës.

Spektakli i kësaj mbrëmjeje pritet të sjellë emocione, surpriza dhe zhvillime të reja nga shtëpia më e famshme në vend.

Banorët tashmë kanë filluar të krijojnë dinamika, të përballen me njëri-tjetrin dhe të zbulojnë më shumë për karakteret e tyre.

Një prej çështjeve që do të marrë shumë vëmendje gjatë Prime-it është televotimi i hapur të premten.

Publiku do të ketë mundësinë të vendosë se cili banor do të përfundojë në nominim të përhershëm.

Ky zhvillim ka trazuar banorët, duke shtuar tensionin dhe pasigurinë brenda shtëpisë.

Mbetet të shihet se çfarë surprizash ka përgatitur Vëllai i Madh dhe si do të ndikojnë zhvillimet e kësaj mbrëmjeje në raportet mes banorëve.

Këtë natë, që pritet të jetë e gjatë, mund ta ndiqni LIVE edhe në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -