temp image 28 temp image 28

Rasti i Ukshin Hotit: Momir Pantiq në Pyetje për Krime Lufte

- Advertisement -

I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq, është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e Ukshin Hotit.

Këtë e bëri të ditur gjyqtarja Donikë Shala gjatë seancës që po mbahet ndaj Pantiqit dhe Zharko Zariqit, ku po dëshmon Bekim Blakaj.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit ngarkohen për krime të kryera ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës dhe për vrasje të civilëve në Istog.

Më 16 maj 1999, pas lirimit dhe daljes nga qelia e burgut të Dubravës, Ukshin Hoti zhduket nga policia serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e tij të burgut, ata që ia dolën të shpëtojnë nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, një ditë në të cilën nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti dhe atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti, vazhdon të konsiderohet i zhdukur.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -