temp image 95 temp image 95

Protestë në Gjakovë kundër dhunës ndaj grave

- Advertisement -

Në shenjë proteste kundër vrasjes së grave dhe dhunës që ato përballen, organizatat joqeveritare në Gjakovë organizuan sot një protestë para Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

Ideal Zhavel, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, theksoi se qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.

Ai po ashtu nënvizoi se kanë kaluar tetë ditë që nga vrasja e Arlinda Zekajt, dhe ende nuk janë ndërmarrë masat e duhura ndaj përgjegjësve kryesorë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -