BallinaSportAfrimi i Talenteve: Shqipëria Fokuson te Krasniqi dhe Dalipi nga Zvicra

Afrimi i Talenteve: Shqipëria Fokuson te Krasniqi dhe Dalipi nga Zvicra

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë ka vendosur të përqendrohet në afrimin e dy lojtarëve të rinj që po shkëlqejnë në Zvicër, Lutfi Dalipi nga Vaduz dhe Samuel Krasniqi nga Grasshoppers.

Federata Shqiptare e Futbollit, përmes presidentit Armand Duka dhe përzgjedhësit Ronaldo Maran, ishte e pranishme në ndeshjen e barazimit mes Grasshoppersit dhe Vaduzit (2-2).

Në këtë përballje, të dy lojtarët e treguan veten me paraqitje solide. “Blick” ka alarmuar Federatën Zvicerane për të reaguar ndaj interesimit të FSHF-së. “Ka pasur disa mysafirë të veçantë mes tifozëve.

Një delegacion nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte i pranishëm për të parë dyshen, Samuel Krasniqi dhe Lutfi Dalipi.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e Zvicrës U21 gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar.” Po ashtu, dy trajnerët e klubeve shprehën befasinë e tyre për këtë pjesëmarrje dhe kërkuan që të mbrohen lojtarët. “Problemi është se askush s’e njihte Lutfin në verë dhe tani ka shumë zhurmë.

- Advertisement -

Nuk është e lehtë për të, mund ta shihni.

Duhet ta mbrojmë”, tha trajneri i Vaduzit, Marc Schneider.

Ndërsa trajneri i Grasshoppers, Olaf Janssen, u shpreh se është i bindur që Krasniqi do ta ruajë qëndrim. “Secili futbollist e ëndërron kombëtaren nga mosha e re.

Të shohim nëse sjellja e lojtarëve do të ndryshojë ose të qëndrojë e njëjta.

Po provoj që t’ia largojë presionin.

Ai ka nevojë për mbështetjen time dhe të ekipit.”

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments