BallinaSportErik ten Hag Kritikë ndaj Cristiano Ronaldos: Mungesa e Gatishmërisë dhe Rënia...

Erik ten Hag Kritikë ndaj Cristiano Ronaldos: Mungesa e Gatishmërisë dhe Rënia e Performancës

- Advertisement -

Erik ten Hag vazhdon të shprehi kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, duke theksuar se ylli portugez nuk ka arritur të japë maksimumin e tij në fushën e lojës gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit të karrierës.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, i cili kishte një marrëdhënie të tensionuar me Ronaldon gjatë kohës së tyre te Old Trafford, ka folur përsëri për vështirësitë që kishte me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Në një intervistë në emisionin holandez “Goedemorgen Eredivisie”, Ten Hag shpjegoi se problemi kryesor ishte mungesa e gatishmërisë së Ronaldos për të kontribuar në shërbim të ekipit. “Çdo skuadër e madhe duhet ta përqafojë lojtarin më të mirë, por edhe lojtari më i mirë duhet të punojë për ekipin.

Ky ishte problemi me Ronaldon.

Lojtarët dëshironin të punonin për të, sepse natyrshëm e shikonin si një idhull”. “Por, gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, ai thjesht nuk ka qenë në gjendje të japë atë që pritej prej tij.

- Advertisement -

Që nga Juventusi, gjithçka ka përfunduar”, deklaroi Ten Hag.

Ronaldo u largua nga Juventusi në vitin 2021 për t’u rikthyer te Manchester Unitedi, në kohën kur skuadra drejtohej nga Ole Gunnar Solskjaer.

Në Itali, portugezi kishte regjistruar 101 gola në 134 paraqitje, ndërsa disa javë para transferimit ishte shpallur golashënuesi më i mirë i përbashkët në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, Ten Hag, i cili më vonë pasoi Solskjaerin në stolin e Unitedit, beson se rënia e Ronaldos kishte filluar shumë më herët, pas largimit nga Real Madridi në vitin 2018. “Real Madridi ka një dhunti të madhe: ata e dinë se kur duhet të ndahen nga lojtarët, niveli i të cilëve po bie, dhe e bëjnë këtë në momentin e duhur”, theksoi holandezi, i cili aktualisht është drejtor teknik i Twentes.

Ten Hag zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë personale me Ronaldon para fillimit të sezonit, ku ia kishte shpjeguar mënyrën se si dëshironte të luante Manchester Unitedi dhe pritshmëritë që kishte ndaj tij. “Ai kishte një status të veçantë.

Shkova ta takoja para fillimit të sezonit.

I shpjegova se si dëshironim të luanim, çfarë prisja prej tij dhe çfarë mund të priste ai nga unë.

Por, në fund të fundit, edhe ti duhet të japësh rezultate”.

Ish-trajneri i Unitedit pretendoi se Ronaldo nuk ishte më i gatshëm t’i nënshtrohej përgatitjeve të vështira fizike dhe të jepte maksimumin në stërvitje. “Ai nuk mund ta detyronte më veten të torturohej, të jepte gjithçka çdo ditë, të shkonte deri në limit gjatë stërvitjeve dhe të arrinte formën e duhur fizike.

Nëse nuk je në formë në Ligën Premier, nuk ke asnjë shans”.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments