Real Madridi ka arritur fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë në udhëtim te Racing Santander. “Los Blancos” zhvilluan një tjetër sfidë të shkëlqyer duke triumfuar me rezultat 0-3.
Pas vetëm 11 minutave lojë, Kylian Mbappe u faullua brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë, i pagabueshëm ishte francezi, duke e kaluar Realin në epërsi.
Për golin e dytë u përkujdes Jude Bellingham, i cili dribloi edhe portierin dhe shënoi në portën e zbrazur (21’).
Fitoren e vulosi Yan Diomande me një gol spektakular nga distanca (36’).
Real Madridi lehtë mund të shënonte edhe së paku dy gola të tjerë, por dështuan t’i konkretizojnë rastet.
Racing, ndërkohë, fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Tchouameni, por pas rishikimit të VAR-it rezultoi se ishte e paqëllimshme dhe kësisoj u anulua.
