Përgatitjet për edicionin jubilar të Shqip Up Comedy Festival po shkojnë në përfundim në Cyrih të Zvicrës, ku sonte do të mbahet kjo ngjarje në Stadthalle Dietikon.
Festivalin pritet të mbledhë emra të njohur të humorit dhe stand-up komedisë shqiptare, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për publikun shqiptar që jeton në Zvicër.
Në këtë edicion do të performojnë Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser, ndërsa moderimi do t’u besoohet Arbela dhe Ylberit.
Atmosfera muzikore do të ngjallet nga grupi legjendar Elita 5 dhe një DJ, duke e bërë këtë festival një kombinim të shkëlqyer të humorit, muzikës dhe argëtimit.
Interesi për këtë ngjarje ka qenë jashtëzakonisht i lartë, dhe organizatorët kanë përgatitur një program të veçantë për këtë edicion jubilar, i cili është bërë një pikë e rëndësishme për artin dhe humorin shqiptar në diasporë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
