Llapi dhe Prishtina kanë zbuluar formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen e rëndësishme të javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapjanët do të presin kryeqytetasit në këtë ndeshje derbi, e cila do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti, duke filluar nga ora 13:00.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka filluar sezonin në një mënyrë të vështirë dhe nuk ka arritur të tregojë formë të mirë as në ndeshjet e fundit.
Megjithatë, ata shpresojnë që ky derbi të shënojë rikthimin e tyre në rrugën e suksesit.
Nga ana tjetër, Prishtina, e udhëhequr nga Orges Shehi, ka nisur kampionatin në mënyrë fantastike me shtatë fitore radhazi, por ka pësuar një rënie në formë në katër ndeshjet e fundit, duke arritur vetëm një fitore.
Pas një humbjeje të thellë në shtëpi ndaj Dritës, Prishtina do të kërkojë tri pikët për të rikuperuar pozitat.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Formacionet: Llapi: Laroshi; Ajvazi, Aliu, Jaha; Emini, Kluskens, Kolgeci, Hasani, Blakçori; Yahaya, Ademi; Prishtina: Iljazi; Halili, Poçi, Zguro; Ahmeti, Llugiqi, Baftiu, Krasniqi, Saletic, Diatta, Kryeziu;
