BallinaPolitikMasakra e Padalishtës: Dita e Drejtësisë për Familjen Imeraj

Masakra e Padalishtës: Dita e Drejtësisë për Familjen Imeraj

- Advertisement -

26 marsi i vitit 1999, ishte një ditë tragjike për fshatin Padalishtë të Istogut.

Dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe vendosën të hakmerren ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë.

Cak i kësaj hakmarrjeje ishte familja Imeraj nga ky fshat.

Si pasojë, 19 anëtarë të kësaj familjeje u ekzekutuan, përfshirë një fëmijë dy vjeçar. “Tregon që janë nis për me shku tek banesa e tij ne qytetet,” tha Shefqet Imeraj, një anëtar i familjes.

Gjatë rrugës, vetura e tyre u ndalua nga forcat serbe. “Tregon që serbët i kanë zhdrypë prej kerri, edhe i kanë kthy mbrapshtë, ku prej mbrapa e kanë ekzekutu vëllaun e tij, mandej nana ka reagu e kanë ekzekutu edhe ato e tana tjerët,” theksoi Imeraj.

- Advertisement -

Sipas tij, kunata dhe vajza e saj arritën të shpëtojnë. “Kur tregon që kanë shpëtu, nashta me qëllim që me lanë dëshmitar.” Megjithatë, ajo nuk arriti t’i identifikonte kryerësit e këtij krimi, pasi ata ishin të maskuar. “Kur tregon se janë kanë me maskë e ftyre të ngjyrosur,” deklaroi Shefqet Imeraj.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai po i priste familjarët në qytetin e Istogut.

Këtu mori lajmin se kishte ndodhur më e keqja.

Pavarësisht kaluarës, Imeraj beson se drejtësia do të vihet në vend.

E dita që e pritën për 27 vjet, erdhi të mërkurën.

Kjo pasi Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy serbë në Cerkolez dhe Osojan të komunës së Istogut për masakrën e Padalishtës.

Këta janë Zhikica Beloshoviq dhe Gruica Belloshoviq, ndaj të cilëve, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments