Para ndërtesës së Qeverisë janë vendosur tendat, ku një nga organizatoret e protestës, Anita Nikaj, ka theksuar se protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë derisa kërkesat e tyre të realizohen.
Nikaj ka njoftuar se kërkesat e protestuesve përfshijnë dorëheqje, shkarkime, burgosje dhe ndjekje penale për të gjithë ata që, sipas tyre, janë të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt. “Përderisa kërkesat tona, të cilat ia kemi paraqitur Qeverisë, nuk plotësohen, ne do të dalim në rrugë.
Ne kërkojmë dorëheqje, shkarkime, burgosje dhe ndjekje penale të të gjithë personave të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt,” ka thënë Nikaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
