BallinaPolitikProtesta në Mitrovicë për Drejtësi për Arlinda Zekajn

Protesta në Mitrovicë për Drejtësi për Arlinda Zekajn

- Advertisement -

Si shenjë revoltë për vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt, të premten u mbajt një protestë edhe në Mitrovicë.

Para stacionit policor, protestuesit kërkuan llogaridhënie nga ky institucion, duke shkruar parullën “A jeni lodhë” në murët afër objektit të policisë.

Protestuesit marshuan me kërkesat “Llogaridhënie nga organet kompetente”, duke ngritur parullat “Drejtësi për Arlindën” dhe “Shteti i ka duart me gjak”.

Ata u nisën nga sheshi “Isa Boletini” drejt Gjykatës Themelore, e më pas drejt Qendrës për Punë Sociale, për ta përfunduar marshimin te Stacioni i Policisë në Jug.

Neri Ferizi, organizatorja e protestës, shprehu se ky aktivitet ishte i organizuar në shenjë solidariteti me protestat e tjera që kërkojnë drejtësi. “Këtë protestë e kemi organizuar me aktivistët në Mitrovicë për t’u solidarizuar me protestat e tjera dhe në Prishtinë.

- Advertisement -

Njëkohësisht, pas protestës, siç e keni parë, i kemi njoftuar të vijnë në protestën në Prishtinë që do të mbahet.

Ajo që kërkojmë është dorëheqje, llogaridhënie dhe ndjekje penale për të gjithë ata që janë të përfshirë në rast”, tha Ferizi.

Dhimbja për vrasjen e Arlinda Zekajt është ndjerë thellë edhe te qytetarët.

Qytetarja Emine Beqiri theksoi se është shumë e dhimbshme që njeriu të mos ndihet i sigurt në shtëpinë e vet. “E rëndë shumë, e dhimbshme shumë, mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet.

Me shku me pa djalin e vet, fëmijën e vet, me qenë e rrezikuar, nuk di, rëndë, vështirë.

Gjumi s’po më merr kur po e paramendoj.

Drutë me i pre e sheh njeriu sa e rëndë është, s’e lë më njeriun.

Shteti ka dështuar, a e ka pa si nëpër filma, policia pasi kryhet krimi vjen.

Nuk është veç rasti te Policia jonë, ndodh rasti, tani Policia kinse po vjen”, shprehu Beqiri.

Arlinda Zekaj u vra të dielën e datës 25.10.2026 në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuari për këtë akt kriminal është ish kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë më parë, për krimin e rëndë dhe të organizuar, në përputhje me metodologjinë e Europolit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments