Kuvendi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shqyrtuar gjithsej 19 ankesa.
Prej tyre, dy janë miratuar plotësisht, dy pjesërisht, shtatë janë refuzuar, gjashtë janë shpallur të patrajtuara dhe dy të paafatshme.
Ankesat lidhen me pretendime për shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, kryesisht në lidhje me raportimin e së vërtetës, të drejtën për t’u përgjigjur dhe mbrojtjen e privatësisë.
Mes ankesave të miratuara, është ajo kundër Sinjali.com për cenim të privatësisë në një shkrim që trajtonte ndalimin e një veture në Gjilan, si dhe ankesa kundër Rahoveci24.com për shkelje të parimit të raportimit të së vërtetës.
Dy ankesa të tjera, ndaj GazetaMetro.net dhe Kojshiashow.com, janë miratuar pjesërisht, pasi KMShK-ja konstatoi shkelje të së drejtës për t’u përgjigjur, por jo të raportimit të së vërtetës.
Shtatë ankesat e refuzuara kishin të bënin me publikime në media të ndryshme, për të cilat KMShK-ja nuk konstatoi shkelje të pretenduar.
Gjashtë ankesa u shpallën të patrajtuara për shkak të mungesës së kompetencës, ndërsa dy të tjera u shpallën të paafatshme, pasi ishin dorëzuar më shumë se një muaj pas publikimit të përmbajtjeve.
Një ankesë tjetër kundër Veriu.info u shty për trajtim.
NJOFTIMI I KMSHK-së: KUVENDI I KMShK-së MORI VENDIME PËR 19 ANKESA Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e saj të rregullt shqyrtoi gjithsej 19 ankesa.
Anëtarët e Kuvendit vendosën që dy nga to t’i miratojnë, dy pjesërisht, shtatë t’i refuzojnë, gjashtë t’i shpallin të patrajtuara dhe dy të paafatshme.
Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të ndryshëm të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitullit V – Personat e përfshirë në incidente dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.
KMShK miratoi ankesën e E.
M. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Ekskluzive: Task Forca ndalon një veturë në Gjilan, gjen kokainë dhe marihuanë – dy të rinj përfundojnë në Polici”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili trajton mbrojtjen e privatësisë.
Po ashtu, KMShK miratoi ankesën e S.
B. kundër Rahoveci24.com për një shkrim të publikuar në Facebook, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, që lidhet me raportimin e së vërtetës.
KMShK miratoi pjesërisht ankesën e G.
U. kundër Gazetametro.net për shkrimin “Ekskluzive: Krimet Ekonomike po hetojnë vizat nga Bangladeshi, në fokus ish-ambasadori G.
U.”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, por jo Kapitulli II.
Po ashtu, KMShK miratoi pjesërisht ankesën e A.
S. kundër Kojshiashow.com për disa emisione, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV, por jo Kapitulli II.
Të gjitha ankesat e tjera u refuzuan për shkak se nuk u gjetën shkelje të pretenduara ose për shkak të mungesës së kompetencës për t’i trajtuar.
Një numër ankesash u shpallën si të patrajtuara, dhe disa si të paafatshme për shkak të vonesës në dorëzim.
Kështu, KMShK vazhdon të monitorojë dhe trajtojë ankesat lidhur me standardet dhe praktikat e raportimit në mediat e shkruara në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
