Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se prokuroria speciale ka filluar hetimin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor.
Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se suspendimi i zyrtarëve policor është një mekanizëm i rëndësishëm për të siguruar që hetimi të vazhdojë pa pengesa dhe pa asnjë tentativë për ta devijuar. “Përsa i takon suspendimit të zyrtarëve policor, tashmë e dini se prokuroria speciale ka filluar hetimin e rastit, dhe suspendimi është mekanizëm në mënyrë që hetimi të vijojë pa asnjë pengesë apo asnjë tendencë për ta devijuar atë.
Por më lejoni të them që ky të jetë suspendimi i fundit meqenëse çfarëdo të gjeture, qoftë inspektoriati policor, qoftë prokuroria do të ketë, ne do të vazhdojmë me këso lloj masash.”, u shpreh Sveçla.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
